Lukashenko: Bjellorusia do të pranojë një numër të madh të armëve nga Rusia

Azia

Lukashenko: Bjellorusia do të pranojë një numër të madh të armëve nga Rusia

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 08:26
Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka bërë të ditur se vendi i tij së shpejti do të pranojë një numër të madh të armëve nga Rusia.

Ai të mërkurën ka thënë se vendi i tij do të blejë dhjetëra aeroplan ushtarak, helikopterë dhe sisteme raketash të mbrojtjes ajrore.

Informacioni për armë nga Rusia vjen në kohën kur të dyja shtetet janë duke u përgatitur për të zhvilluar ushtrime të përbashkëta ku të përfshirë janë rreth 200,000 ushtarë.

Lukashenko la të nënkuptohet se vendi i tij mund të marrë sisteme kundërajrore S-400, të cilat janë të afta të rrëzojnë sulmet ajrore në një distancë prej 250 kilometrash.

Udhëheqësi autoritar ka qenë një aleat i fortë i Moskës dhe ka kërkuar mbështetje nga Rusia pas rizgjedhjes së tij në vitin 2020.

Ai kërkoi një mandat të gjashtë në pozitën e tij pas votimit, i cili shkaktoi protesta si dhe reagime të opozitës dhe vendeve perëndimore se kishte manipulime gjatë procesit të votimit.

Rusia ka mbështetur me vendosmëri presidentin e Bjellorusisë, pasi qeveria e tij u përball me një sërë sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pas protestave të shumta që u mbajtën.

Më shumë se 35,000 njerëz janë arrestuar në Bjellorusi që nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020, po ashtu u raportuan me mijëra raste të brutalitetit që thuhej se ishte përdorur nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat