Talibanët qëllojnë me armë për të shpërndarë turmën protestuese në Kabul

Azia

Talibanët qëllojnë me armë për të shpërndarë turmën protestuese në Kabul

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Talibanët kanë qëlluar me armë për të shpërndarë turmën në një protestë të madhe në kryeqytetin afgan, Kabul.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që mundohen të ikin, përderisa të shtënat e forta të armëve dëgjohen në sfond.

Qindra protestues dolën në rrugë të martën për të kërkuar të drejtat e grave dhe për të denoncuar sundimin taliban.

Protestuesit gjithashtu brohoritën parulla kundër Pakistanit, pasi shumë besojnë se Pakistani fqinj mbështet talibanët, të cilat vendi i mohon.

Një videon e dërguar në BBC shihen luftëtarët talibanë duke qëlluar me armë në ajër, një veprim që grupi e ndaloi javën e kaluar pasi disa persona u raportuan të vrarë pas zjarrit festiv ajror.

Disa gazetarë, përfshirë ekipin e BBC-së, u penguan të xhironin në tubim dhe agjencia afgane e Tolo News raportoi se kameramani i saj u arrestua së bashku me disa punonjës të tjerë të mediave vendase dhe të huaja.

Gratë kanë protestuar javën e kaluar, por të martën thirrjeve të tyre iu bashkuan edhe burrat për barazi dhe siguri.

Demonstratat vijnë një ditë pasi udhëheqësi i luftëtarëve anti-talibanë, Ahmad Massoud, bëri thirrje për një kryengritje kombëtare nga civilët kundër militantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat