Talebani i drejton kallashin në kokë gruas afgane/ Fotoja bën xhiron e botës

Azia

Talebani i drejton kallashin në kokë gruas afgane/ Fotoja bën xhiron e botës

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:11
Gruaja mbante një shishe ujë në dorë, teksa luftëtari i armatosur taleban qëndronte në anën tjetër

Fotoja që po bën xhiron e botes, është shkrepur kur shpërthyen protestat në rrugët e Kabulit kur militantët nisën një shtypje brutale mbi liritë e grave. Një anëtar i forcave talebane i drejtoi armën njërës prej protestueseve, teksa shumë persona vlerësuan guximin e gruas, e cila, sypatrembur shikonte kallashin e talebanit.

Gruaja mbante një shishe ujë në dorë, teksa luftëtari i armatosur taleban qëndronte në anën tjetër.

Identiteti i gruas ose ajo çfarë që ndodhi pasi u fotografia u bë publike, nuk është konfirmuar ende. Ditët e fundit ka pasur protesta në Kabul nga gratë, të cilat janë të detyruara të shkojnë në universitete të ndara me një perde me meshkujt.

Një zyrtar i lartë i OKB-së tha se kishte "raporte të përditshme" sesi të drejtat e grave frenoheshin. Alison Davidian, zëvendës drejtore e UN Women në Afganistan, tha se disa gra nuk u lejuan të largoheshin nga shtëpia pa një të afërm mashkull dhe se në disa provinca ato u detyruan të linin punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat