Njeriu më i pasur në Liban është bërë kryeministër i këtij shteti

Azia

Njeriu më i pasur në Liban është bërë kryeministër i këtij shteti

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 23:15
Najib Mikati

Një Qeveri e re është formuar në Liban, pas një viti prej kur administrata e kaluar ka dhënë dorëheqje pas shpërthimit të madh që ishte në portin e Bejrutit.

Najib Mikati, njeriu më i pasur në Liban është bërë kryeministër i këtij shteti, pozitë të cilën e kishte mbajtur edhe dy herë kohë më parë.

Pas disa muajve të pauzës politike më në fund u emëruar kabineti me kryeministrin e ri. Kjo vjen përderisa Libani po përballet me disa nga krizat më të rënda të brendshme në historinë e saj.

Derisa ka rënë vlera monetare, është rritur papunësia dhe inflacioni, energjia elektrike, karburantet dhe ilaçet janë në mungesë si dhe vendi është tronditur nga protestat për gati dy vjet pasi qytetarët kërkojnë reforma politike.

Libani ka qenë pa një Qeveri funksionale që kur kryeministri i atëhershëm, Hassan Diab dha dorëheqjen, kjo disa ditë pas shpërthimit masiv më 4 gusht të vitit 2020 i cili e shkatërroi portin e Bejrutit dhe zonën përreth.

Shpërthimi, i shkaktuar nga nitrati i amonit që nuk është ruajtur në mënyrë të duhur, vrau 203 njerëz, plagosi të paktën 6,000 të tjerë dhe la dëme të mëdha në vlerë të miliarda dollarëve, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat