Oficerët e policisë në Izrael vrasin një palestinez, i kishte sulmuar me thikë

Azia

Oficerët e policisë në Izrael vrasin një palestinez, i kishte sulmuar me thikë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 23:52
Izrael

Policia izraelite e vrau një palestinez i cili me thikë ishte munduar t’u sulmonte policët në qytetin e vjetër të Jerusalemit të premten, thanë zyrtarët e atjeshëm.

Zyrtarët palestinezë kanë deklaruar se i ndjeri ishte një 50 vjeçar me profesion të mjekut nga Jerusalemi Lindor, disa banorë kanë deklaruar se ai ishte përballur me probleme financiare muajt e fundit.

Qindra palestinezë kanë protestuar para Xhamisë Al Aksa, në mbështetje të gjashtë militantëve palestinezë që ikën nga burgu i izraelit këtë javë.

Ushtria izraelite është duke i kërkuar burrat që ikën nga një vrimë në dyshemenë e burgut, të hënën. Të burgosurit janë ende në arrati, ushtria i ka arrestuar disa nga të afërmit e tyre, kjo ka shkaktuar protesta nga palestinezët dhe janë përplasur me trupat e policisë izraelite.

Menjëherë pas protestës në Jerusalem, një palestinez me thikë u përpoq të godiste policët që ishin pranë portave të xhamisë, tha një zëdhënëse e policisë. Oficerët e qëlluan atë para se ai t’i godiste, shtoi ajo.

Burri u dërgua në gjendje kritike në Qendrën Mjekësore Hadassah të Jeruzalemit, ku vdiq nga plagët e tij, tha një zëdhënëse e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat