Koreja e Veriut kryen test të ri raketor

Azia

Koreja e Veriut kryen test të ri raketor

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 08:41
Ilustrim

Koreja e Veriut njoftoi për një test të ri raketash me rreze të gjatë mëngjesin e së hënës.

Gazeta kryesore e vendit, “The Workers Daily”, publikoi dy fotografi që tregojnë një raketë që po lëshohej dhe fluturonte në qiell, së bashku me një artikull që detajonte provën e raketës, raporton AP.

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane publikoi të njëjtin artikull dhe fotografi në faqen e saj të internetit.

“Raketat e lansuara me rreze të gjatë udhëtuan për 7.580 sekonda përgjatë një orbite fluturimi ovale dhe model-8 në ajër mbi tokën dhe ujërat territoriale të KPRK-së (Republika Popullore Demokratike e Koresë) dhe goditën objektivat 1.500 km larg”, raportoi media shtetërore.

Testi thuhet se u zhvillua gjatë të shtunës dhe të dielës.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nuk u përmend në raportin e mediave shtetërore.

Po ashtu u tha se testi u mbikëqyr nga Pak Jong Chon, një anëtar i Byrosë Politike dhe një veteran i programit të zhvillimit të raketave të Koresë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat