Avioni bën ulje emergjente në mes të pyllit, vdesin 4 persona

Azia

Avioni bën ulje emergjente në mes të pyllit, vdesin 4 persona

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Katër persona ndërruan jetë kur një aeroplan i vogël me 14 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit bëri një ulje emergjente në një pyll në Siberinë juglindore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Civile.

Avioni, i tipit L-410, ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, në fshati Kazatsinkoye.

Sipas informacioneve të para, kishte disa dëmtime mekanike që e detyruan ekuipazhin të tentonte uljen e detyruar.

Raportet e para thanë se 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënojat, por ishin gjallë. Ekipet e emergjencën ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerrë personat e plagosur nga rrënojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat