Kur talebanët të afrohen, lidhin dhe të dërgojnë në drejtim të panjohur – fillojnë bastisjet nëpër Kabul

Azia

Kur talebanët të afrohen, lidhin dhe të dërgojnë në drejtim të panjohur – fillojnë bastisjet nëpër Kabul

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 22:31
Foto

Saga e evakuimit ka përfunduar, por ata që kanë mbetur mund t’ia kenë zili atyre që janë larguar, pasi që këta të parët nuk i pret një jetë edhe aq e lehtë.

Në fakt në rrjetet sociale është shfaqur videoja e bastisjeve të talebanëve që po i kryejnë nëpër kryeqytetin afgan – Kabul.

Gazetari afgan Bilal Sarvari në profilin e tij në Twitter ka publikuar videon nga Kabuli ku talebanët kryejnë bastisje, futën nëpër shtëpitë e qytetarëve, ua lidhin duart dhe i fusin nëpër bagazhet e veturave – duke i dërguar në drejtim të panjohur.

Rasti i përmendur sipas këtij gazetari që gjendet në ekzil në Kanada, ka ndodhur në periferinë e Salang Vat. Megjithatë tani për tani nuk mund të precizohet nëse videoja është realizuar sot, dje apo ndoshta pardje.

Sidoqoftë, në video shfaqet momenti rrëqethës kur burrat e lidhur, talebanët i futin në bagazhin e një veture. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat