Dy udhëheqës të lartë talebanë ‘zhduken nga publiku’ – lindin pyetjen nëse të dy janë gjallë

Azia

Dy udhëheqës të lartë talebanë ‘zhduken nga publiku’ – lindin pyetjen nëse të dy janë gjallë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 12:09
Foto

Dy udhëheqës të lartë talebanë janë zhdukur nga publiku, duke bërë që disa afganë të pyesin nëse janë gjallë udhëheqësi suprem i grupit dhe zëvendëskryeministri i ri.

Sipas The Guardian, udhëheqësi i lartë taleban, Mullah Haibatullah Akhundzada, nuk është parë në publik një muaj pasi militantët morën kontrollin e Afganistanit. Një zëdhënës megjithatë ka mohuar pretendimet për vdekjen e tij.

Mulla Abdul Ghani Baradar, një nga fytyrat më të njohura të talebanëve gjithashtu është zhdukur. Pyetjet në lidhje me mirëqenien e shefit të zyrës politike dhe figurës kryesore në bisedimet e paqes filluan të shtohen pasi ai nuk u pa në publik për disa ditë.

Ka pasur pretendime në Kabul se ai ishte vrarë ose plagosur rëndë në një fjalosje me një figurë tjetër të lartë talebanë gjatë një debati se di duhet të ndahen ministritë e Afganistanit.

Përpjekjet zyrtare të hënën për të shpërndarë thashethemet duket se e thelluan misterin.

Talebanët publikuan fotografi të një shënimi të shkruar me dorë nga një prej deputetëve të Baradarit që thoshte se ky i fundit ishte në Kandahar, më pas ndanë një mesazh audio që pretendohet të jetë nga Baradar.

Mungesa e një video ngriti më shumë pyetje tek afganët pasi talebanët nuk janë më një grup kryengritës që fshihen, dhe fytyra e Baradarit është e njohur për shkak të rolit të tij ndërkombëtar.

Zëdhënësi Suhail Shaheen i mohoi thashethemet në rrjetin social Twitter.

“Mullah Bradar, zëvendëskryeministër, i shtetit Emirati Islamik i Afganistanit, hodhi poshtë të gjitha pretendimet se ishte vrarë ose plagosur në një përleshje përmes një mesazhi zanor. Ai thotë se janë gënjeshtra dhe krejtësisht të pabaza”, shkroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat