Mes talebanëve, plas lufta për pushtet: Përleshje në Pallatin Presidencial!

Azia

Mes talebanëve, plas lufta për pushtet: Përleshje në Pallatin Presidencial!

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Ka pasur përplasje të forta mes liderëve talebanë vetëm pak ditë nga krijimi i qeverisë së re të Afganistanit.

BBC thotë se mbështetës të dy fraksioneve rivale janë përleshur me njëri-tjetrin në pallatin presidencial në Kabul. Sherri ka nisur prej një debati se cili prej tyre ishte ai që siguroi fitoren më të madhe ndaj SHBA-së dhe si duhet të ndahej pushteti në kabinetin e ri qeveritar.

Talebanët vetë i hodhën poshtë të tilla pretendime, por BBC citon burime pranë tyre vetë për lajmin e përcjellë prej saj. Grupi militant e mori kontrollin e vendit muajin e kaluar e që prej atëherë, e ka shpallur Afganistanin “emirat islamik”.

Ekzekutivi i tyre i ri përbëhet vetëm nga meshkuj kryesisht, figura të njohura mes talebanëve disa prej të cilëve kanë ndërmarrë dhe sulme kundër SHBA-së gjatë dy dekadave të pushtimit amerikan atje.

Përplasjet e fundit dolën në pah pasi bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar, u zhduk për disa ditë. Pas kësaj, ai ka pasur një përplasje verbale me Khalil ur-Rahman Haqqani – ministër për refugjatët dhe figurë e rëndësishme brenda grupit Haqqani – e më tej, mbështetësit e tyre janë rrahur me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat