Kapele e buzëkuq, nusja e ISIS ndryshon look dhe ka një lutje për Britaninë

Azia

Kapele e buzëkuq, nusja e ISIS ndryshon look dhe ka një lutje për Britaninë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:57
“Nusja e ISIS-it”

E njohur si “Nusja e ISIS-it”, Shamima Begum u shfaq me një pamje krejt ndryshe në intervistën e saj të parë të drejtpërdrejtë televizive, në të cilën lutej që ta lejonin të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.

Me kapele Nike dhe buzëkuq, ajo ka apeluar në emisionin “Good Morning Britain” për dhembshuri. Ndërsa fliste nga një kamp refugjatësh sirian  në një lidhje direkte në studion e Susanna Reid dhe Richard Madeley, 22-vjeçarja u përpoq të shfaqej me flokët e saj të gjatë të lëshuar si një vajzë normale. Ajo tha se ka rreth një vit që e ka hequr perçen.

“E hoqa për veten time. ndihesha shumë e kufizuar me të, nuk ndihesha rehat”, është shprehur Shamima. Vajza u largua nga Mbretëria e Bashkuar kur ishte 15 vjeçe dhe iu bashkua ISIS-it në Siri. Katër vjet më vonë, qeveria britanike ia hoqi nënshtetësinë dhe vendosi që ajo të mos kthehej më kurrë në atdhe. Shamima thotë se i vjen keq për çdo vendim që ka marrë që kur hyri në Sirim ndërsa pretendon se ishte thjesht një adoleshente dhe nuk e dinte se po bashkohej me një ‘kult të vdekjes’.

“I vetmi krim që kam kryer ishte padija, sepse nuk e dija ç’po bëja kur iu bashkova ISIS”, është shprehur ajo, ndërsa shtoi se po ta lejonin të kthehej, do të ndajë çdo njohuri që ka mbi terrorizmin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat