Ndodh në Afganistan: Djemtë marrin leje nga talebanët për të shkuar në shkollë

Azia

Ndodh në Afganistan: Djemtë marrin leje nga talebanët për të shkuar në shkollë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Arsimit në qeverinë e re talebane të Afganistanit njoftoi se mësimi për të gjithë nxënësit meshkuj nga klasa e gjashtë deri në të 12 -të do të vazhdojnë të shtunën.

Njoftimi i publikuar në Facebook nuk i përmend vajzat e asaj moshe.

Më herët, talebanët i lejuan nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë të vazhdonin të shkonin në shkollë, dhe vajzat mund të studionin, por në klasa të ndara nga meshkujt dhe me mënyrën e detyrueshme të veshjes islame.

Në periudhën e mëparshme, kur ishte në pushtet nga 1996 deri në 2001, talebanët i ndaloi vajzat të ndiqnin mësimet dhe të punonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat