Pamjet: Momenti kur Koreja e Veriut lanson raketat balistike

Azia

Pamjet: Momenti kur Koreja e Veriut lanson raketat balistike

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:40
Foto

Koreja e Veriut kohët e fundit lansoi dy raketa balistike nga një platformë lëvizëse (hekurudhore), e cila nuk është e njohur për Perëndimin.

Stërvitja u krye nga anëtarët e një njësie të specializuar të lëvizshme dhe predhat fluturuan 800 kilometra para se të përfundonin në det, pranë bregut lindor të këtij vendi.

Lloji i ri i lëshuesit siguron lëvizshmëri më të madhe dhe mbrojtje të sistemit raketor nga kundërsulmet e mundshme.

Testi i fundit kishte për qëllim kontrollimin e sistemit celular dhe gatishmërinë luftarake, njoftuan autoritetet në Korenë e Veriut.

Pllaka e lëshimit, siç shihet në pamje, është vendosur brenda një vagoni të modifikuar.

Një raketë balistike dhe një mekanizëm i plotë mbrojnë “derën” e lëvizshme. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat