India rinis eksportimin e vaksinave kundër COVID-19 në tetor

Azia

India rinis eksportimin e vaksinave kundër COVID-19 në tetor

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

India do të rinisë eksportimin e vaksinave kundër koronavirusit në muajin tetor, pas bllokadave që ka vënë gjatë një vale të brendshme të këtij virusi në muajin prill.

Ky vend po ashtu do të bëjë donacione të vaksinave të tepërta.

Ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, ka thënë se vaksinimi i indianëve do të mbetet prioritet kyç i Qeverisë, derisa donacionet me vaksina do të jenë pjesë e “përkushtimit të Indisë që bota ta luftojë bashkërisht COVID-19”.

India, prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë, ishte parashikuar se do të ishte furnizuesja kyçe në botë si dhe në iniciativën e përkrahur nga Kombet e Bashkuara, COVAX.

Ky shtet ka nisur të eksportojë doza në muajin janar, mirëpo e ka ndalur këtë proces në prill, me qëllim të vaksinimit të popullsisë së vet.

Ndalja e eksporteve ka lënë shumë shtete të zhvilluara pa furnizime adekuate dhe ka vonuar vaksinimin për miliona persona.

Mandaviya ka thënë se prodhimi mujor i vaksinave kundër koronavirusit në Indi, pothuajse është dyfishuar nga prilli, dhe shifra pritet të rritet në 300 milionë deri në tetor.

Ai nuk ka specifikuar sa doza do të eksportohen, mirëpo ka thënë se “do t’i ndihmojmë botës dhe do të jemi përgjegjës ndaj COVAX-it”.

India ka injektuar më shumë se 800 milionë doza të vaksinave në popullsinë e saj prej 1.4 miliard banorëve.

Deri më tani, 62 për qind e të rriturve kanë marrë një dozë të vaksinës, dhe 22 për qind të dyja dozat./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat