India konfiskon 2.7 miliardë dollarë heroinë nga Afganistani

Azia

India konfiskon 2.7 miliardë dollarë heroinë nga Afganistani

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Gati tre tonë heroinë, me vlerë të tregut 2.7 miliardë dollarë, janë konfiskuar në një port detar perëndimor të Indisë. Sasia e jashtëzakonshme e drogës erdhi nga Afganistani.

Autoritetet e sigurisë arrestuan dy indianë, ndërsa droga u gjet në dy kontejnerë në portin e rajonit perëndimor, Gujarat, shkruan The Guardian.

Në njërin kontejner u gjetën rreth dy mijë kilogramë heroinë, kurse në tjetrin rreth 1000 kilogramë. Prejardhja e drogë është nga Afganistani, por dërgesa ishte nisur me anije nga një port në Iran.

Autoritetet indianë thanë se dyshohet që në transportimin e drogës, përpos indianëve, kanë qenë të përfshirë edhe disa shtetas afganë, ndonëse asnjë person tjetër nuk është arrestuar deri më tani.

Ndryshe, prodhimi i heroinës është rritur shumë viteve të fundit në Afganistan, duke ndikuar në financimin e talibanëve, të cilët u kthyen në pushtet muajin e kaluar.

Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të komunitetit ndërkombëtar për ta kontrolluar tregtimin e heroinës kanë qenë kryesisht të pasuksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat