Përleshje midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve, raportohet për një viktimë

Azia

Përleshje midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve, raportohet për një viktimë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:08
Foto

Trupat izraelite gjuajtën plumba gome sot dhe vranë një palestinez. Trupat izraelite kanë plagosur disa persona gjatë përleshjeve që shpërthyen në protestë kundër vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë Ministria Palestineze e Shëndetësisë dhe mjekët.

Ushtria izraelite deklaroi se qindra palestinezë u mblodhën në jug të qytetit palestinez Nablus, duke djegur goma dhe duke hedhur gurë ndaj ushtarëve, raportoi aljazeera.

Ne jemi të vetëdijshëm për raportin se një palestinez u vra, incidenti është duke u hetuar, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite, por nuk specifikohet nëse anëtarët e saj hapën zjarr.

Mjekët palestinezë thanë se të paktën tetë palestinezë u goditën nga plumba gome gjatë protestës. Njëri prej tyre u godit në kokë dhe vdiq pak pasi u dërgua me urgjencë në spital, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Palestinezët po organizojnë pothuajse çdo ditë protesta në fshatin Beita, në jug të Nablus, gjatë të cilave shpesh ka përplasje me trupat izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat