Talebanët raportohet se kanë varur trupat e pajetë të katër personave në qytetin Herat

Azia

Talebanët raportohet se kanë varur trupat e pajetë të katër personave në qytetin Herat

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:39
Foto

Talebanët thuhet se kanë varur në publik trupat e katër rrëmbyesve të dyshuar në qytetin perëndimor të Heratit në një paralajmërim të dukshëm.

Sipas BBC, kjo vjen një ditë pasi një zyrtar taleban paralajmëroi se do të rifillonin ndëshkimet ekstreme sikurse ekzekutime dhe amputimet.

Burrat u vranë në një përleshje me armë pasi dyshohet se kapën një biznesmen dhe djalin e tij, tha një zyrtar lokal.

Agjencisë së lajmeve AP iu është thënë se një trup ishte varur nga një vinç në qendër të qytetit.

Wazir Ahmad Seddiqi, një shitës lokal, i tha agjencisë se katër trupat u sollën në shesh, një u var atje dhe tre trupat e tjerë u zhvendosën në sheshe të tjera në qytet.

Zëvendësguvernatori për Heratin, Maulwai Shair Ahmad Emar, u citua nge mediet lokale të thoshte se luftëtarët talebanë kishin gjurmuar rrëmbyesit e dyshuar dhe i kishin vrarë të gjithë në një përplasje me armë zjarri.

“Ne i varëm trupat e tyre të vdekur në sheshet e Heratit për të qenë një paralajmërim për rrëmbyesit e tjerë”,  u citua të ketë thënë zyrtari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat