Rrëzohet aeroplani i ambulancës, 4 viktima

Azia

Rrëzohet aeroplani i ambulancës, 4 viktima

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 15:17
Abu Dabi

Një aeroplan i ambulancës në Abu Dabi, i drejtuar nga policia e këtij shteti, është rrëzuar të shtunën, duke lënë të vdekur katër persona.

Policia e Abu Dabit nuk dha hollësi për vendin ose shkaktarin e aksidentit, shkruan India Today.

Sidoqoftë, zyrtarët policorë thanë se në mesin e viktimave janë dy pilotë, një mjek civil dhe një infermier.

Autoritetet shprehën ngushëllime për familjet, miqtë dhe kolegët e viktimave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat