Lëkundje të forta tërmeti në Japoni, lëndohen dy persona

Azia

Lëkundje të forta tërmeti në Japoni, lëndohen dy persona

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Japoni në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lëkundjet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës rihter kanë goditur prefekturën Aomori dhe Yuate në veri të Japonisë.

Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit mësohet se janë lënduar dy persona të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkaq janë anuluar disa lëvizje hekurudhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat