Tërmet i fortë në jug të Pakistanit, humbin jetën të paktën 20 persona

Azia

Tërmet i fortë në jug të Pakistanit, humbin jetën të paktën 20 persona

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti me magnitutë 5.7 ballë i shkallës rihter të rënë në Pakistanin jugor në orët e para të mëngjesit.

Suhail Anwar Hasmi, zëdhënës i qeverisë lokale në provincën Balochistan, ka theksuar se deri më tani kanë humbur jetën 20 persona ndërkohë vijon puna për të shpëtuar të tjerë.

Sipas tij disa ndërtesa janë shembur duke bërë që deri më tani mes viktimave të jenë të paktën një grua dhe gjashtë fëmijë.

Tërmeti me magnitudë 5.7 dhe ka rënë në thellësinë 20 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat