Kriza energjetike në botë, i tërë ky shtet mbetet pa rrymë

Azia

Kriza energjetike në botë, i tërë ky shtet mbetet pa rrymë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:54
Liban

Në Liban, pati një kolaps në furnizimin me energji elektrike pasi dy centralet kryesore të vendit mbetën pa karburant.

Termocentralet al Zahrani dhe Deir Ammar ndaluan punën pasi rezervat e naftës ishin varfëruar dhe sasia e energjisë elektrike të prodhuar ra nën 200 megavat.

Reuters, duke cituar një burim zyrtar, shkruan se shteti do të mbetet pa energji elektrike për të paktën disa ditë.

“Rrjeti energjetik libanez është mbyllur plotësisht sot në mesditë dhe nuk ka gjasa të jetë funksional deri të hënën”, tha një zyrtar në kushte anonime.

Kompania kombëtare e energjisë do të përpiqet të përdorë rezervën e karburantit të ushtrisë për të filluar përkohësisht termocentralet, por kjo nuk do të ndodhë së shpejti, tha zyrtari.

Ndërprerja e energjisë vjen ndërsa Libani lufton me një mungesë të përgjithshme të karburantit, duke detyruar shumë kompani të mbyllen dhe qytetarët fillojnë të blejnë karburant në tregun e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat