Varrosen viktimat e sulmit vetëvrasës në Afganistan

Azia

Varrosen viktimat e sulmit vetëvrasës në Afganistan

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Qindra agfanë morën pjesë në ceremoninë mortore që u organizua gjatë së shtunës në qytetin Kunduz.

Ata u mblodhën për t’i nderuar viktimat të cilat u vranë si pasojë e sulmit vetëvrasës që ndodhi në njërin  prej xhamive të këtij qyteti gjatë së premtes.

Nga ky sulm u vranë mbi 45 persona, ndërkaq rreth 100 të tjerë u lënduan.

Me këtë rast, banorët e Afganistanit i kanë bërë thirrje qeverisë talebane që të rrisë sigurinë nëpër xhamia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat