Presidentja e Tajvanit: Nuk do t’i përulemi presionit të Kinës

Azia

Presidentja e Tajvanit: Nuk do t’i përulemi presionit të Kinës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 16:23
Presidentja Tsai Ing-wen

Presidentja Tsai Ing-wen ka deklaruar se Tajvani nuk do t’i përulet presionit nga Kina si dhe vendi do të mbrojë mënyrën e saj të jetës demokratike.

Këto komente ajo i bëri në një fjalim krahas tensioneve mbi Tajvanin.

Sipas BBC, deklaratat vijnë në Ditën Kombëtare të Tajvanit pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping u zotua të “përmbushë ribashkimin”.

Kina ka denoncuar fjalimin e presidentes Tsai, duke thënë se ajo “nxiti konfrontim”.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, derisa Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat