Përmbytjet katastrofike në Kinë, rreth 2 milionë banorë të evakuuar nga reshjet e dendura të shiut

Azia

Përmbytjet katastrofike në Kinë, rreth 2 milionë banorë të evakuuar nga reshjet e dendura të shiut

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 07:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës.

Shiu i rrëmbyeshëm javën e kaluar çoi në shembjen e shtëpive dhe rrëshqitjen e tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në provincë.

Reshjet e dendura të shiut po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit, thanë zyrtarët.

Përmbytjet vijnë më pak se tre muaj pasi shirat ekstremë në provincën Henan lanë më shumë se 300 të vdekur.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha për mediat lokale se reshjet e mëdha dhe stuhitë po pengojnë përpjekjet e ekipeve shpëtimit.

Autoritetet  thanë  për agjencinë e lajmeve 'Xinhua' se më shumë se 120,000 njerëz janë transferuar dhe zhvendosur urgjentisht dhe se 17,000 shtëpi janë shembur në të gjithë provincën Shanxi.

Katër policë kanë vdekur si pasojë e një rrëshqitjeje toke, sipas 'Global Times' , megjithëse informacione për viktima të tjera nuk janë publikuar.

Autoritetet vendase njoftojnë se përmbytjet në  Shanxi mund të kenë jenë më katastrofike se përmbytjet në Henan në fillim të këtij viti.

Kryeqyteti krahinor Shanxi Taiyuan pa reshje mesatare prej rreth 185.6 mm javën e kaluar, krahasuar me 25 mm që pa në tetor midis 1981 dhe 2010.

Kina tashmë po përballet me një mungesë të energjisë, e cila ka shkaktuar ndërprerje të energjisë. Qeveria ka kufizuar përdorimin e energjisë elektrike në portet dhe fabrikat.

Qeveria lokale tha se ka pezulluar prodhimin në 60 miniera qymyri, 372 miniera jo qymyri dhe 14 fabrika kimike të rrezikshme në provincë.

Operacionet janë ndalur në 27 miniera të tjera të qymyrit më 4 tetor.

Shanxi është gjithashtu shtëpia e një numri monumentesh të lashta, të cilat janë vënë në rrezik të madh nga reshjet e dendura të shiut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat