Kim Jong-Un shihet duke ecur në tapetin e kuq me sandale – analisti spekulon se çfarë do të thotë kjo

Azia

Kim Jong-Un shihet duke ecur në tapetin e kuq me sandale – analisti spekulon se çfarë do të thotë kjo

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:47
Kim Jong-Un

Kim Jong-Un tërhoqi edhe një herë vëmendjen e vëzhguesve ndërkombëtarë gjatë një fjalimi që shënoi themelimin e partisë qeverisëse të Koresë së Veriut të dielën.

Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë fjalim të tij, por për zgjedhjen e këpucëve, shkruajnë mediat e huaja.

Siç vënë në pah mediat, Kim doli mbi tapetin e kuq të një salle, i veshur me sandale të zeza me shkëlqim mbi çorape të zeza, për të plotësuar kostumin e tij të errët, kravatë dhe syze me gjysmë buzë, sipas videos të transmetuar nga media shtetërore të hënën.

Dhe Colin Zwirko, korrespondent i lartë analitik për NK News me qendër në Seul, vuri re sandalet, por tha se ishte e paqartë pse Kim vendosi të vishte sandalet, apo nëse i kishte veshur më parë.

Cilado qoftë arsyeja, Kim duket se po ndërmerr hapa kohët e fundit për të mbrojtur shëndetin dhe komoditetin e tij, tha ai

“Ai humbi një peshë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër”, tha Zwirko. “Duket se ai është shumë i kujdesshëm me COVID-19 dhe mund të jetë duke u përballur me çështje të vazhdueshme shëndetësore”.

Zgjedhjet e veshjeve të Kim shpesh shqyrtohen me kujdes nga analistët ndërkombëtarë që kërkojnë të dhëna për shëndetin e tij, i cili është një sekret i ruajtur fort në Veri.

Kur Kim u rishfaq në mediat shtetërore në fillim të qershorit pasi nuk u pa në publik për gati një muaj, analistët vunë re se ora e tij dukej se ishte “e lidhur më fort” se më parë rreth një dore në dukje më të hollë, duke ndezur spekulime mbi shëndetin e tij.

Në fjalimin e tij të dielën, Kim u përqendrua në çështjet e partisë dhe u bëri thirrje zyrtarëve të përqendrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve përballë një situate “të zymtë” ekonomike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat