Prangoset zëvendësi i Al-Baghdadit në Irak, për kapjen e tij ishte ofruar shpërblimi prej 5 milionë dollarëve

Azia

Prangoset zëvendësi i Al-Baghdadit në Irak, për kapjen e tij ishte ofruar shpërblimi prej 5 milionë dollarëve

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:18
Foto

Në Irak është arrestuar Sami Jasim, zyrtari i lartë i organizatës terroriste ISIS, i cili ishte i angazhuar për financa të kësaj organizate dhe njëherit zëvendës i liderit të vrarë Abu Bakr al-Baghdadi, ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi Mustafa Al-Kadimi.

“Derisa heronjtë tanë janë fokusuar në ofrimin e sigurisë, kolegët e tyre (shërbimi sekret i Irakut), kanë kryer operacionin për kapjen e Sami Jasimit”, ka shkruar kryeministri irakian, duke mos dhënë detaje të këtij operacioni.

Për kapjen e tij të njëjtën kohë ishte dhënë një shpërblim prej 5 milionë dollarëve. Në anën tjetër, shefi i tij Baghdadi ishte vrarë gjatë një aksioni të njësive speciale të ushtrisë amerikane në veriperëndim të Sirisë gjatë vitit 2019.

Departamenti amerikan i Shtetit, asokohe pati ofruar shpërblim për çfarëdo informacione që do të ndihmonte në kapjen e liderit të ISIS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat