Koreja e Veriut: Kim Jong-un flet për ndërtimin e një “ushtrie të pathyeshme”

Azia

Koreja e Veriut: Kim Jong-un flet për ndërtimin e një “ushtrie të pathyeshme”

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 10:58
Kim Jong-un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut është zotuar të ndërtojë një “ushtri të pathyeshme përballë politikave armiqësore nga Shtetet e Bashkuara”, sipas mediave shtetërore.

Kim Jong-un shtoi se zhvillimi i armëve ishte për vetëmbrojtje dhe jo për të filluar një luftë, shkruajnë mediat e huaja.

Kim i bëri komentet në një ekspozitë të rrallë të mbrojtjes ndërsa ishte e rrethuar nga një sërë raketash të mëdha.

Koreja e Veriut kohët e fundit ka testuar ato që pretendon se janë raketa të reja hipersonike dhe kundërajrore.

Jugu ndërkohë ka testuar armën e vet të lëshuar nga nëndetëset.

Në fjalimin e tij në ekspozitën “Vetë-Mbrojtja 2021” të mbajtur në Phenian, e cila paraqiste një sërë pajisjesh ushtarake përfshirë tanket, Kim foli për ndërtimin e ushtrisë në Jug dhe tha se Koreja e Veriut nuk donte të luftonte fqinjin e saj.

Ndryshe, SHBA nën presidentin Joe Biden ka thënë vazhdimisht se është e gatshme të bisedojë me Korenë e Veriut, por ka kërkuar që Pheniani të heqë dorë nga armët bërthamore para se të lehtësohen sanksionet gjë që Koreja e Veriut deri më tani ka refuzuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat