Jordania ekzekuton 15 persona, 10 prej tyre të dënuar për terrorizëm

Azia

Jordania ekzekuton 15 persona, 10 prej tyre të dënuar për terrorizëm

Më: 4 mars 2017 Në ora: 09:38
Jordani

Jordania ka ekzekutuar 15 të burgosur, ku 10 prej tyre ishin  të dënuar për terrorizëm.

Të burgosurit, të gjithë me prejardhje nga Jordania janë varur në një burg në jug të Amanit, tha Ministri i Informacionit Muhammad Momani.

Pesë të burgosurit që nuk ishin të dënuar për terrorizëm ishin dënuar për përdhunim dhe sulme seksuale.

Në mesin e të ekzekutuarve ishin edhe ata që ishin dënuar për sulmet në ambasadën e Jordanisë në Bagdad në vitin 2003, sulmin ndaj turistëve në amfiteatrin romak në kryeqytetin e Amanit në vitin 2006, sulmin ndaj zyrtarëve të Inteligjencës në kampin e refugjatëve Baqaa në vitin 2016, si dhe vrasjen e shkrimtarit Nahid Hattar vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat