Kina rrit buxhetin për ushtrinë

Azia

Kina rrit buxhetin për ushtrinë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 13:23
Ushtria kineze

Pekini zyrtar do të shtojë buxhetin ushtarak për shtatë për qind këtë vit, ka njoftuar të shtunën qeveria, me çka vazhdon trendi i uljes së shpenzimeve për mbrojtjen pavarësisht tensioneve rajonale për shkak të Detit të Kinës Jugore dhe problemeve tjera, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen përbëjnë rreth 1,3 për qind të shkallës së projektuar të rritjes të bruto prodhimit vendor për vitin 2017, tha zëdhënësja e qeverisë Fu Jing në konferencën për media. Të dhënat precize për shumën do ta bëjë të ditur kryeministri i Kinës Li Keçijang gjatë fjalimit në Kongresin popullor nacional të dielën.

Fu ka përsëritur pohimin se ushtria kineze shërben kryesisht për mbrojtje dhe paraqet fuqinë e stabilitetit në Azi.

Siç transmeton AP, Kina planifikon të ulë numrin e të punësuarve në ushtri për 300.000 deri në fund të vitit.

Buxheti ushtarak i Kinës me vite ishte i dyti për nga vlera në botë, ndonëse edhe më tej është larg buxhetit amerikan. Sipas vlerësimeve, ai do të “peshojë” rreth 145 miliardë dollarë. Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp ka kërkuar ngritjen e buxhetit ushtarak për dhjetë për qind këtë vit, me çka do të shtohen edhe 54 milionë dollarë në buxhetin i cili në vitin 2016 kapi shumën rreth 500 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat