Irani teston me sukses sistemet ruse “S-300”

Azia

Irani teston me sukses sistemet ruse “S-300”

Më: 5 mars 2017 Në ora: 08:28
Ilustrim

Irani ka testuar një ditë më parë me sukses sistemet e mbrojtjes ajrore ruse, “S-300”, që Moska i dhuroi Teheranit vitin e kaluar. Agjencia “IRNA” ka bërë të ditur se, “testi është kryer në kuadër të stërvitjes së koduar me emrin “Damvand””.

Ajo shkruan se, “stërvitja u krye për të analizuar performancën e sistemit kundrejt objektivave me nivel radari të ulët dhe kërcënimeve që mund të vijnë nga raketat balistike”. Ndërkohë kontrata për dhënien e 5 sistemeve ruse “S-300” Iranit u nënshkrua në vitin 2007. Por për shkak të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit ndaj Republikës Islamike në vitin 2010, procesi u bllokua.

Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Rusia rinisi bisedimet për përfundimin e marrëveshjes. Sipas “IRNA”-s, më herët gjatë javës, zëvendësministri iranian i Mbrojtjes, Amir Khatami njoftoi se Teherani po teston edhe sistemin e tij “Bavar 373” me rreze të gjatë veprimi.

“Bavar 373” ka karakteristika të ngjashme me rusin “S-300” dhe u zbulua nga qeveria iraniane në gusht 2016, pas 6 vitesh punë. Kjo, në kuadër të planeve të Teheranit për të prodhuar sistemin e tij raketor tokë-ajër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat