Protestë në Bjellorusi kundër një ligji që detyron të papunët të paguajnë taksë

Azia

Protestë në Bjellorusi kundër një ligji që detyron të papunët të paguajnë taksë

Më: 5 mars 2017 Në ora: 18:29
Protesta në Bjellorusi

Më shumë se 1 mijë persona kanë protestuar në rrugët e qytetit Brest në Bjellorusi, për të kundërshtuar një ligj, i cili obligon të papunët të paguajnë taksë.

Përderisa po brohorisnin kundër këtij legjislacioni, protestuesit gjithashtu bën thirrje që presidenti Alyaksandr Lukashenka “të largohet”.

Korrespondenti i shërbimit bjellorus i Radios Evropa e Lirë, raporton se një grup i anarkistëve ishin pjesë e kësaj proteste paqësore.

Ligji i cili po kundërshtohet nga protestuesit, obligon që të papunët të paguajnë një taksë të veçantë, prej në shumë se 200 dollarësh. Të gjithë qytetarët në Bjellorusi që punojnë më pak se gjysëm e vitit kalendarik.

Ligji përjashton nga pagesa e taksës punëkërkuesit e regjistruar, amviset, fermeët dhe ata persona që punojnë në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat