Opozitari rus kundërshton marrëveshjen mes Rusisë dhe Tatarstanit

Azia

Opozitari rus kundërshton marrëveshjen mes Rusisë dhe Tatarstanit

Më: 5 mars 2017 Në ora: 18:30
Opozitari rus Alexei Navalny

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny thotë se kundërshton vazhdimin e marrëveshjes në mes të Tatarstanit dhe Moskës për ndarjen e pushtetit.

“Asnjë marrëveshje dypalëshe nuk do të jetë e nevojshme”, ka thënë ai në një tubim në Kazan, kryeqytetin e Tatarstanit, duke shtuar se marrëveshja për ndarjen e pushtetit nuk është duke funksionuar.

Marrëveshja, e cila skadon gjatë këtij viti, i jep autoriteteve në Tatarstan rol më të madh mbi çështjet ekonomike, kulturore dhe ambientale dhe bën thirrje për menaxhimin e përbashkët të fushave të naftës në rajon nga autoritetet federale dhe lokale.

Navalny ka thënë se marrëveshja mes Moskës dhe Kazanit nuk është duke funksionuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat