Iran: Në Siri dhe Irak janë vrarë mijëra luftëtarë

Azia

Iran: Në Siri dhe Irak janë vrarë mijëra luftëtarë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 16:18
Pamje e një pjese të kryeqytetit Teheran në Iran

Më se 2 mijë luftëtarë të dërguar nga Irani janë vrarë në konfliktet në Siri dhe Irak, ka thënë Mohammar Ali Shahidi, shef i zyrës së veteranëve iranianë.

“Aktualisht ne kemi 2,100” luftëtarë të vrarë, ka thënë mbrëmë Shahidi, raporton agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Mehr.

Kjo zyre e Fondacionit të çështjeve të martirëve dhe veteranëve, i ndhmon familjet e atyre që kanë luftuar për Iranin.

Irani pretendon se luftëtarët janë “vullnetarë”, që i mbrojnë vendet religjioze dhe tempujt e shiitëve. Në mesin e luftëtarëve ka edhe afganë, që sipas disa raporteve, u jepet ndihmë financiare dhe lejeqëndrim në Iran për të luftuar ë Siri.

Irani është mbështetës madhor i qeverisë së Sirisë, të cilën e ka ndihmuar të mbetet në pushtet me mjete financiare dhe ndihmë ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat