Rritet numri i të vrarëve nga sulmi ndaj spitalit ushtarak në Kabul

Azia

Rritet numri i të vrarëve nga sulmi ndaj spitalit ushtarak në Kabul

Më: 8 mars 2017 Në ora: 13:50
Spitali në Kabul që u sulmua sot nga militantët e Shtetit Islamik

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit thotë se mbi 30 persona janë vrarë në sulmin ndaj spitalit ushtarak në Kabul.

Grupi militant Shtetit Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm ndaj spitalit në Kabul, i cili gjendet pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet afgane, më herët kanë njoftuar se nga ky sulm kanë mbetur të plagosur mbi 60 persona.

Sulmuesit, të veshur si doktor, kanë sulmuar mëngjesin e sotëm spitalin Sardar Mohammad Daud Khan.

Ata janë përleshur me forcat e sigurisë brenda ndërtesës së spitalit në Kabul.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul e ka dënuar fuqishëm këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat