Lideri i IS-it besohet se ka ikur nga Mosuli

Azia

Lideri i IS-it besohet se ka ikur nga Mosuli

Më: 9 mars 2017 Në ora: 08:25
Abu Bakr al-Baghdadi

Lideri i grupit militant Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është larguar nga baza e tij në Mosul, thanë zyrtarë amerikanë dhe irakianë.

Baghdadi, i cili ka shpallur veten lider të të ashtuquajturit kalifat, pasi ka marrë kontrollin e Mosulit më 2014, po fshihet në shkretëtirë, thanë zyrtarët.

Sipas tyre, mungesa e al-Baghdadit në komunikimet e brendshme të Shtetit Islamik dhe tërheqja e tij nga postimet në Telegram, Twitter dhe media të tjera sociale, sugjerojnë se ai ka ikur.

Lajmi, megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Ushtria irakiane, me mbështetjen e koalicionit që udhëheq SHBA-ja, ka rikthyer kontrollin e pjesës lindore të Mosulit në muajin janar, ndërsa po lufton edhe për anën perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat