Tetë të vdekur pas sulmit me bombë në Kabul

Azia

Tetë të vdekur pas sulmit me bombë në Kabul

Më: 3 maj 2017 Në ora: 09:13
Sulmi ne Kabul

Një sulm vetëvrasës me bombë që kishte për shënjestër veturat e misionit të NATO-s në Afganistan, ka lënë tetë persona të vdekur në Kabul, shkruan BBC.

Viktimat ishin civilë, ndërsa rreth 25 persona të tjerë janë lënduar, këtu duke përfshirë edhe tre anëtarë të shërbimit Amerikan.

Sulmi ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikane gjatë fluksit të madh të mëngjesit.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat