Stuhia e pluhurit e ngulfat një pjesë të madhe të Kinës

Azia

Stuhia e pluhurit e ngulfat një pjesë të madhe të Kinës

Më: 4 maj 2017 Në ora: 11:06
Kinë

Një stuhi pluhuri është duke e ngulfatur një pjesë të madhe të veriut të Kinës, përfshirë kryeqytetin, Pekinin.

Kjo është edhe një krizë tjetër e cilësisë së ajrit që e ka prekur Kinën.

Niveli zyrtar i cilësisë së ajrit ka rënë nën limitin e rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Autoritetet kineze janë duke u bërë thirrje banorëve që t’i shmangin aktivitetet në ambient të hapur, ndërsa fëmijët dhe të moshuarit të qëndrojnë brenda.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat