“Kasapi i Kabulit” u bën thirrje talibanëve që t’i japin fund luftës

Azia

“Kasapi i Kabulit” u bën thirrje talibanëve që t’i japin fund luftës

Më: 4 maj 2017 Në ora: 19:26
Gulbuddin Hekmatyar

Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej kryekomandatëve më famëkeq të Afganistanit, u ka bërë thirrje “vëllezërve” të tij talibanë, që t’i japin fund kryengritjes së tyre dhe ka ofruar që ai të ndërmjetësojë bisedimet me qeverinë.

Hekmatyar i bëri këto komente në Kabul, disa muaj pasi ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë.

Arritja e tij sot në Afganistan shënon rikthimin e tij në jetën publike, pas më shumë se 20 vjetësh në mërgim.

“I bëj thirrje talibanëve që të më zgjedhin mua si vëlla i tyre. Unë do të luftoj për të gjitha kërkesat e juaja legjitime”, tha ai.

“Gjëja më e rëdëndësishme është dhënia fund e luftës dhe shpëtimin e vendit nga kriza”, ka thënë Hekmatyar.

Hekmatyar, i njohur si “Kasapi i Kabulit”, kujtohet kryesisht për rolin e tij në luftën e përgjakshme civile në vitet 1990, në të cilën është akuzuar për vrasjen e mijëra civilëve në kryeqytet.

Grupi i tij militant Hezb-e Islami ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë e presidentit afgan, Ashraf Ghani, në muajin shtator.

Në bazë të marrëveshjes, Hezb-e Islami ka dorëzuar të gjitha armët dhe i ka dhënë fund kryengritjes kundër Qeverisë afgane.

Në këmbim, të burgosurit e Hezb-e Islamit do të lirohen nga burgjet në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat