Ndalohen fluturimet e aviacionit amerikan mbi disa zona në Siri

Azia

Ndalohen fluturimet e aviacionit amerikan mbi disa zona në Siri

Më: 5 maj 2017 Në ora: 13:00
Siri

Mbi zonat e sigurisë në Siri nuk do të mund të fluturojnë aeroplanët e koalicionit ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga SHBA, deklaroi të premten përfaqësuesi i Rusisë në bisedimet paqësore Aleksandar Lavrentiev.

Siç transmetojnë mediat ruse, Lavrentiev tha se aviacioni i koalicionit mund të luftojë kundër Shtetit Islam në disa rajone të caktuara, por “zonat e de-eskalimit tash për tash janë të mbyllura për fluturimet e tyre”.

Rusia, Turqia dhe Irani dje në Astana janë pajtuar për planin rus për krijimin e zonave të sigurta në Siri me qëllim të arritjes së armëpushimit afatgjatë në disa rajone. Plani rus parashikon që forcat ajrore siriane po ashtu do të ndalojnë fluturimet mbi disa rajone të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat