Koreja V.: CIA ka bërë komplot për vrasjen e Kim Jong Unit

Azia

Koreja V.: CIA ka bërë komplot për vrasjen e Kim Jong Unit

Më: 5 maj 2017 Në ora: 17:18
Lideri verikorean, Kim Jon Un

Koreja e Veriut akuzoi CIA-n se ka bërë komplot me Korenë e Jugut për të vrarë liderin verikorean, Kim Jong Un.

“Është zbuluar një grup i tmerrshëm terrorist, i cili ishte vendosur brenda Koresë së Veriut dhe ishte duke u përgatitur nga CIA dhe Shërbimi i Inteligjencës i Koresë së Jugut, për të kryer sulm terrorist biokimik kundër udhëheqjes sonë supreme”, lexoi folësi i lajmeve në televizionin shtetëror deklaratën e Ministrisë për Sigurinë e Shtetit.

Lufta e fjalëve midis Perëndimit dhe Koresë së Veriut është intensifikuar javëve të fundit.

Phenjani ka kërcënuar se do të kryejë provën e gjashtë bërthamore.

SHBA druan se ai ka kapacitet për të goditur Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat