36 të vdekur në një kazino në Filipine

Azia

36 të vdekur në një kazino në Filipine

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 09:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 36 persona humbën jetën sot në mëngjes nga asfiksia, kur një person hapi zjarr në një kompleks hotelesh, ku ndodhej edhe një kazino në kryeqytetin filipinas, Manila, njoftoi policia lokale.

”Trupat e të pajetëve u gjendën në zonën e kazinos, në katin e dytë dhe të tretë të Resorts World Manila”, tha drejtori i policisë së kryeqytetit, Osar Albayalde.

“Sipas të dhënave nga skena e ngjarjes, 36 persona vdiqën nga asfiksia”, deklaroi Albayalde për CNN Philippines.

Edhe i dyshuari për sulmin vdiq kur i vuri vetes zjarrin, më shumë se shtatë orë pasi kishte hyrë në këtë kompleks, që gjendet pranë një aeroporti dhe një baze ajrore.

Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat