Ende nuk dihet identiteti i sulmuesit në Manila

Azia

Ende nuk dihet identiteti i sulmuesit në Manila

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 11:02
Manila

Autoritetet filipinase kanë njoftuar sot se ende nuk e dinë identitetin e njeriut që vrau 37 persona gjatë një  sulmi në një kazino në Manila, por ata këmbëngulin se për këtë sulm nuk është përgjegjës ISIS.

Sipas zyrtarëve të këtij vendi, kryesi i sulmit në fjalë mund të jetë një i sëmurë mendor që ishte përpjekur për të kryer grabitje.

Siç bën të ditur policia e atjeshme, anëtarët e saj e kanë marrë në pyetje një taksist i cili mud t`i sigurojë detaje rreth të dyshuarit, i cili u gjet i vdekur pas incidentit, raportojnë mediat e huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat