Al Shabab ua heq kokat nëntë civilëve në Kenia

Azia

Al Shabab ua heq kokat nëntë civilëve në Kenia

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 17:26
Al Shabab

Ekstremistët e Al Shabab ua kanë hequr kokat nëntë civilëve gjatë një sulmi në një fshat në Keni, njoftoi një zyrtar i këtij shteti, transmeton AP.

James Ole Serian, i cili udhëheq njësinë për luftë kundër Al Shabab, tha se sulmi ka ndodhur të shtunën në mëngjes në fshatin Xhima, në verilindje të vendit.

Siç thuhet, rrallë ndodh që ekstremistët e Al Shabab t’ua heqë kokat civilëve, ndërsa më të shpeshta janë sulmet vetëvrasëse me bomba.

Al Shabab është zotuar se do t’i hakmerret Kenisë, pasi që në vitin 2011 dërgoi trupa në Somali për të luftuar terroristët.

Ky grup vitin e kaluar është shndërruar në grupin më vdekjeprurës terrorist në Afrikë, shkruan AP.

Sulmi ka ndodhur në rrethin Lamu në Keni, njoftoi policia. 

Po ashtu është bërë e ditur se janë gjetur nëntë trupa, ndërsa dëshmitari që ka dashur të mbetet anonim, ka konfirmuar numrin e viktimave, transmeton Reuters.

“Ata hyrën në fshatrat Xhima dhe Poromoko, dhe vranë nëntë meshkuj. I vranë si pula, me thika”, tha dëshmitari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat