Al Abadi shpall çlirimin e Mosulit, mediat thonë se ende ka trupa të ISIS në qytet

Azia

Al Abadi shpall çlirimin e Mosulit, mediat thonë se ende ka trupa të ISIS në qytet

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 16:12
Mosul

Kryeministri irakian Haider al-Abadi, këtë mëngjes ka postuar në profilin e tij në Twitter se gjendet në qytetin e lirë të Mosulit dhe përgëzoi ushtarët heronj dhe qytetarët e Irakut për arritjen e një fitoreje historike.

Pavarësisht kësaj, mediat vendase shkruajnë se ka ende trupa të ISIS-it në një lagje të Mosulit. Mosuli është qyteti më i madh në Irak pas Bagdadit, dhe fitimi i kontrollit mbi të, ishte një prej fitoreve më strategjike të ISIS-it. Grupi terrorist fitoj kontroll mbi qytetin në qershor të vitit 2014, dhe që atëherë më shumë se 2.5 milion qytetarë kanë përjetuar horrorre të mëdha.

ISIS ka bërë prerjen e kokave në publik, ka gjuajtur pjesëtarë të komunitetit LGBT nga ndërtesa të larta, dhe ka burgosur meshkuj për mos mbajtje të mjekrës, dhe gra për mos mbulimin e tërë trupit me “burqa”.

Në tetorin e vitit të kaluar, al-Abadi ka lajmëruar fillimin e misionit për të rikthyer Mosulin, duke përdor një ushtri diversantë  prej 100 mijë trupave.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat