Edhe Jordania e Kuvajti rikthejnë laptopët në bord

Azia

Edhe Jordania e Kuvajti rikthejnë laptopët në bord

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Linjat ajrore të Kuvajtit dhe Jordanisë do të lejojnë sërish pasagjerët të marrin kompjuterët laptopë në bordin e fluturimeve drejt SHBA-së.

Kuwait Airways dhe Royal Jordanian thanë se kanë punuar me zyrtarët amerikanë për të forcuar kontrollin e sigurisë.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar laptopët në fluturimet nga tetë vende me shumicë myslimane, nga frika se me to mund të kurdisen bomba.

Javën e kaluar, kompanitë Turkish Airlines, Etihad, Emirates dhe Qatar Airways kanë thënë se i kanë rikthyer laptopët, pas vendosjes së masave të reja të sigurisë.

Arabia Saudite ka thënë se pret që të lirohet nga ndalesa deri më 19 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat