Kolera në Jemen ka prekur më shumë se 300.000 njerëz

Azia

Kolera në Jemen ka prekur më shumë se 300.000 njerëz

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 21:45
Jemen

Epidemia e kolerës në Jemen po vazhdon të dalë jashtë kontrollit, që kur ajo shpërtheu në prill dhe dyshohet se më shumë se 300.000 njerëz vuajnë nga këto sëmundje, njoftoi sot Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Zëdhënësja e ICRC-së, Jolanda Akme ka deklaruar se numri i vdekjeve të të prekurve nga kolera ka tejkaluar 1.700 persona, raporton AFP.

Të prekurit nga kolera, veç përballjes më sëmundje, po përballen edhe me mungesë të ushqimit dhe përkujdesjes shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat