Koreja Veriore brenda dy vitesh mund të godasë Kaliforninë me raketa

Azia

Koreja Veriore brenda dy vitesh mund të godasë Kaliforninë me raketa

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 13:41
Reaketat e Koresë Veriore

Koreja e Veriut me shumë mundësi do të jetë e aftë të dërgojë brenda dy vitesh në Kaliforni një raketë me mbushje deri në 500 kilogramë, vlerësuan sot ekspertët, një javë pas testit të parë të suksesshëm të një rakete ndërkontinentale (ICBM) nga Pheniani.

Ky sukses teknologjik e afron Phenianin drejt realizimit të objektivit të tij, është të jetë në gjendje të kërcënojë territorin kontinental amerikan me armën bërthamore.

Ekspertët mendojnë se raketa “Hwasong-14” që u lëshua nga koreano-veriorët mund të ketë një rreze prej 8 000 kilometrash dhe për pasojë të arrijë Alaskën ose Havain.

“Nëse Hwasong-14 është e asembluar ashtu si ne mendojmë, me shumë mundësi do të arrijë rezultate më të mira kur të gjitha defektet të jenë korrigjuar”, deklaroi John Schilling, ekspert i organizatës “38 North”, që varet nga universiteti John Hopkins në Uashington.

“Koreano-veriorët nuk do të arrijnë nesër. Por do të arrijnë me shumë mundësi një ditë. Me një ose dy teste dhe zhvillime shtesë me shumë mundësi do të realizojnë një raketë që mund të mbajë një mbushje bërthamore që të shënjestrojnë bregun perëndimor, me shumë mundësi të jetë e saktë sa për të shkatërruar objektiva ushtarake si bazat detare”, tha Schilling.

Që prej ardhjes në pushtet të Kim Jong Un në fund të 2011, Koreja e Veriut ka përshpejtuar ndjeshëm zhvillimin e programeve të veta bërthamore dhe balistike, ndonëse të ndaluara nga komuniteti ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat