Civilët në Raka po përballen me mungesë të ujit dhe ushqimit

Azia

Civilët në Raka po përballen me mungesë të ujit dhe ushqimit

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 15:21
Raka

Në çerdhen e xhihadistëve Raka kanë mbetur të ngujuar 50 mijë civilë, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

Organizata ka tërhequr vërejtjen se banorët po përballen me mungesë të ujit dhe ushqimeve, për shkak të rënies së rezervave.

“Kombet e Bashkuara vlerësojnë se ndërmjet 30.000 dhe 50.000 njerëz kanë mbetur të ngujuar në qytetin Raka”, tha në Gjenevë zëdhënësi i UNHCR Andrej Maheçiq.

Sipas tij, kjo shifër është më e ulët se sa ajo prej 100 mijë civilëve sa ishin të ngujuar kah fundi i qershorit, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat