Disidenti nobelist Liu Xiaobo, në gjendje të rëndë shëndetësore

Azia

Disidenti nobelist Liu Xiaobo, në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 20:33
Disidenti kinez, Liu Xiaobo

Disidenti kinez, Liu Xiaobo po merr përkujdes shëndetësor urgjent, theksoi sot spitali ku fituesi i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2010, u pranua për një tumor në mëlçi, ndërkohë që Pekini refuzon që ai të kurohet jashtë vendit.

“Pacienti po vazhdon të marrë përkujdes shëndetësor urgjent”, theksoi në një komunikatë spitali universitar i Shenyang dhe opozitari politik ishte në gjendje kritike për jetën, raporton AFP.

Disidenti u lirua me kusht dhe u shtrua në spital, pas diagnostikimit në muajin mars me një tumor në mëlçi. Ai kishte kaluar më parë tetë vite në burg, i dënuar për përmbysje revolucionare të regjimit.

Sipas spitalit, i sëmuri ndodhet në shok septik (mungesë e qarkullimit të gjakut) ndërkohë që ai vuan dhe nga një infeksion në abdomen dhe i është nënshtruar dializës. 

“Jam shumë i shqetësuar. Ai rrezikon të vdesë i ndaluar, sepse autoritetet kineze hedhin poshtë kërkesën për kujdes jashtë vendit. Është shumë e trishtueshme dhe skandaloze të shohësh një laureat të çmimit Nobel të trajtohet në këtë mënyrë”, theksoi Patrick Poon, zyrtar i Amnesty International për Kinën.

Image
Disidenti kinez, Liu Xiaobo
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat