Gjenerali amerikan: Pas Mosulit do të vazhdojmë luftën për qytetet tjera

Azia

Gjenerali amerikan: Pas Mosulit do të vazhdojmë luftën për qytetet tjera

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 21:37
Mosul

Gjenerali amerikan në Irak, Stephen Townsend tha sot se pasi ushtria irakiane mori Mosulin nga duart e xhihadistëve islamikë, do të vazhdojnë luftën për qytetet e tjera që kontrollon organizata xhihadiste dhe se nuk janë planifikuar ndryshime në numrin e trupave amerikane në Irak.

"Nuk pres ndonjë ndryshim të rëndësishëm në numrin e trupave tanë në të ardhmen e afërt, sepse irakianët dhe koalicioni kanë ende shumë punë përpara", ka thënë gjenerali Townsend në një konferencë për media, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat